Fshati zviceran i Brindz, banorët e të cilit u evakuuan në maj për shkak të frikës nga një rrëshqitje dheu, i shpëtoi për pak shkatërrimit.

Gjeologët kishin paralajmëruar se një sasi e madhe dheu rrezikohej të binte mbi fshat, gjë që ndodhi të enjten mbrëma.

Mirëpo, gurët dhe dheu nuk arritën sa një fije floku në fshatin e zbrazët, pavarësisht se vëllimet e dheut arrijnë lartësinë deri në 12 metra dhe kanë mbuluar rrugën për në fshat.

Rrëshqitja e dheut duket se është për shkak të erozionit natyror, raporton Guardian.

Popullsia e Brindz prej vetëm 100 banorësh ishte veçanërisht e shqetësuar për fatin e një kishe të shekullit të 16-të në fshat, e cila ka një altar të rrallë.

Zona ishte shpallur një zonë rreziku në nivelin më të lartë të rrezikut të mundshëm, duke çuar në mbylljen e dy rrugëve dhe një linje hekurudhore në zonën e gjerë.

Ekspertët e kishin kthyer vëmendjen e tyre te mali mbi Brindz për shekuj, por e kishin parë rastin me shqetësim në rritje gjatë 20 viteve të fundit ndërsa kushtet u përkeqësuan. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re