Víktímá e sotme në qytetin e Elbasanit quhet Regis Runaj 23 vjeç, ndërsa Fax News ka siguruar pamje nga trupi i të riut të gjetur të másákruar me thíkè në zonën pas várrezave të qytetit të Elbasanit. Të njëjtët burime thonë se Runaj ishte dhe mik i Emiljano Ramazanit, i cili po ashtu e èkzèkùtua 10 ditë më parë në këtë qytet në mes të ditës. Për këtë ngjarje policia ka arrèstùar 2 persona babë e bir (lexo).

Më herët faxweb.al raportoi për ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme në qytetin e Elbasanit, i cili nuk po gjen qetësi nga përplasjet mes bandave dhe grupeve krímínále në kônflíkt me njëri-tjetrin (lexo).

Polícia u mjaftua me njoftimin rutinë ndërsa ende nuk ka asnjë të dhënë për motivin apo autorët e kësaj ngjarjeje e cila mesa duket nuk do të mbyllet me kaq.

Njoftimi i pôlícísë:
Rreth orës 22:10, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në rretha ende të paqarta në një rrugicë të kēsaj lagjeje është gjetur shtetasi R.R., 23 vjeç i plágôsur me mjet të mprèhtë ( thíkè), i cili është transportuar në Spítálin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plágëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spítal.

Shërbimet e Polícisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht vijon krehja e zonēs për kapjen e autorit/ëve

Grupi hètímor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re