Ushtarët e ushtrisë izraelite përdorën ekskavatorë për të prishur monumentin e ish-presidentit të PLO dhe liderit të Palestinës, Yasser Arafat.

Siç shkruan Times of Israel, monumenti u shkatërrua në hyrje të kampit të refugjatëve Tulkarem në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Nuk thuhet se cila ka qenë arsyeja e prishjes së këtij monumenti.

Ndodh kjo ndërsa në Gaza vijojnë sulmet genocidale të Izraelit mbi popullsinë civile me kartën e shkatërrimit të Hamasit.

Yasser Arafat ishte tjetër linjë politike e kauzës palestineze, jo aq kokëçarëse për Izraelin. Prej vdekjes së tij disa vite më parë, edhe kauza e tij pothuajse është shuar. Ai nuk ka lënë ndjekës të devotshëm nga pas, pasi nuk arriti të ishte diç më tepër se një individ në krye të një organizate, pra jo frymë, jo lëvizje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re