Është në kufijtë e cinikes fakti se pushtetarin më të fuqishëm të botës nuk e mbajnë më këmbët, edhe pse synon të vijojnë të udhëheqë SHBA-në dhe për një tjetër mandat, pra presidenti Biden.

Një humbamendje e tij, jo e vetmja, në ceremoninë e vendosjes së kurorës në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, me rastin e Ditës së Veteranëve, shkaktoi komente intensive nga një pjesë e mediave amerikane, ndërsa kongresmenët republikanë folën për një “pamje të trishtueshme” dhe “dëmtim të dukshëm njohës” të presidentit.

Sipas New York Post, e cila publikon videon përkatëse, Biden kishte nevojë për ndihmë nga një pjesëtar i gardës së nderit për të vendosur kurorën në Varrin e Ushtarit të Panjohur, kjo pasi u çorientua tërësisht.

Sigurisht, Biden u sulmua ashpër nga kundërshtarë politikë për këtë performancë pleqërore të papranushme për një president, por dhe jashtë zërave të tyre të diktuar nga interesi politik, ngjan fyese për botën që më të fuqishmin e saj, prej aty ku merren vendime për fate globale, ta ketë në nivelin e një të moshuari që ka nevojë për ndihmë.

Pos kësaj, Biden nuk ofron asnjë lloj intelekti ligjërimor prej politikani apo udhëheqësi global. Jo vetëm që s’ka ofruar apo ofron ndonjë risi mendimi, por është dhe i mërzitshëm në asgjëthënien e tij.

Problemet e tij fizike janë po aq dhe në fjalime ku hera herës ndodhë të plasë përçart.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re