Skip to content

Pamje: Kijamet moti në Saudi

saudijska arabija jeddah poplave 25nov22 prtscr

Dy persona humbën jetën në përmbytjet që goditën qytetin bregdetar të Arabisë Saudite, Jeddah, të enjten pas sasive rekord të shiut.

Një zëdhënës i Mbrojtjes Civile Saudite u kërkoi banorëve të qëndrojnë brenda nëse nuk ka nevojë urgjente.

Përmbytjet shkaktuan gjithashtu vonesa të fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar “King Abdulaziz”, mbyllën shkollat ​​dhe bllokuan rrugën për në Mekë, qytetin më të shenjtë të Islamit, njoftuan mediat lokale.

Sipas Qendrës Kombëtare për Meteorologjinë e Arabisë Saudite, sasia e reshjeve në zonën jugore të Jeddah-s mes orës 8 të mëngjesit dhe 14:00 të së enjtes, e cila arriti në 179 milimetra, ishte “më e larta” e regjistruar ndonjëherë. Ajo ka tejkaluar sasinë e reshjeve të regjistruara në vitin 2009, kur dhjetëra njerëz vdiqën në përrenj.

Pamjet shqetësuese të postuara në rrjetet sociale tregojnë makinat duke u përfshirë nëpër rrugë nga përrenjtë e furishëm të ujit.

Jeddah, një qytet me afërsisht katër milionë banorë që ndodhet pranë Detit të Kuq, shpesh quhet “Porta e Mekës”, ku miliona njerëz bëjnë pelegrinazhet e Haxhit dhe Umres çdo vit.

Vitin e kaluar, rënia e temperaturave në Arabinë Saudite rezultoi gjithashtu në përmbytje në shumë pjesë të Jeddah-s.

Sauditët përdorën hashtag #جده_الان (Jeddah tani) për të ndarë video të kushteve ekstreme të motit, dhe i njëjti hashtag po përdoret tani.