Skip to content

Pamje: Kjo ishte Nata e Kadrit në Al Aksa

Untitled 1.webp

Rreth 250,000 muslimanë erdhën në Jerusalemin Lindor të pushtuar (Al Quds) për të shënuar Natën e Kadrit në Al Aksa, natën më të zgjedhur të vitit, e cila, sipas mësimeve islame, vlen më shumë se një mijë muaj.

Gjithsesi, rruga gjer aty nuk ishte pa mundime për shkak të postoblloqeve izraelite.

Screenshot 36 1

Kujtojmë që përgjatë këtij Ramazani, tashmë në ditët e fundit, Al Aksa është bërë skenë e trazuar si pasojë e përplasjeve mes forcave izraelite dhe komunitetit të besimtarëve muslimanë. Kjo për shkak se kolonë hebrenj tentuan të futeshin në faltoren e shenjtë muslimane, duke patur si mbështetës pikërisht policinë dhe ushtrinë izraelite.

Ibrahim Azzam, i cili erdhi nga qyteti verior i Nablusit të Bregut Perëndimor, tha se “ushtarët izraelitë ushtronin kontrolle fizike me qëllim vonimin e mbërritjeës së besimtarëve në Al-Quds”.

Për myslimanët, Al Aksa është faltorja e tretë më e rëndësishme, ndërsa hebrenjtë besojnë se dikur kishte dy tempuj të tyre në vend atë vend, duke legjitimuar kështu akte pushtuese të xhamisë së shenjtë.