Kryeministri Kurti ishte në veriun e Mitrovicës për Kurban Bajram, duke shpërndarë bakllavanë e festës te policët e atjeshëm, në formë mirënjohje.

“Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën ‘Belvedere’”, shkroi i pari i qeverisjes kosovare.

Kjo vizitë e tij në veri ndodhi teksa në periferinë e Prishtinës u tubuan serbët për të përkujtuar Vidovdanin e famshëm, betejën e humbur kundër osmanëve. Aty ndodhej dhe i biri i Vuçiçit, me një maicë(bluzë serbisht) ku shkruhej se “dorëzimi nuk është opsion”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re