Nëntëmbëdhjetë pjesëtarët e familjes Billa kanë mbetur në qiell të hapur pas shembjes së banesës së tyre në zonën e Astirit në Tiranë.

Shpëtim Billa, tregon se shtëpia dhe biznesi i familjes nuk përfshihen në vijën që prek projekti për ndërtimin e rrugës, ndërsa abuzimi më i madh është shënuar në legalizimin e banesës, ku vetëm gjysma e saj është pajisur me dokumentacionin përkatës.

Sipas familjarëve, fillimisht është lajmëruar vetëm për shembjen e biznesit, ndërsa pak minuta më pas është ndërhyrë papritmas në banesën tri katëshe duke e shembur me objektet brenda.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=cfZ6qGuh-w4]
Kryefamiljari tregon se nuk kanë mundur që të nxjerrin asgjë prej godinës, as mobile apo orendi me vlerë, që mund t’iu duhen në këto ditë të vështira, që do të duhet ta përballojnë rrugëve.

“Na kishin thënë që shtëpia nuk do të prekej, nuk dinim gjë fare që do të na shembej”, shprehet kryefamiljari.

Fëmijët kanë mbetur të terrorizuar nga aksioni policor, teksa f shprehen se e kanë të nevojshme praninë e një psikologu për ta. Librat iu kanë mbetur brenda gërmadhave të banesë, gjë e cila i detyruar që të braktisin përkohësisht edhe shkollën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re