Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi me tritol që ndodhi në lokalin Odeon 2 në Radhimë të Vlorës, ngjarje e ndodhur kjo në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burime bëjnë me dije se në ambientet e lokalit, në momentin kur ka ndodhur shpërthimi kanë qenë duke fjetur 4 punonjës, që fatmirësisht nuk kanë marrë lëndime.

Një prej pronarëve të lokalit, Sidrit Shabani, është kunati i Florenc Çelës, i marrë në pyetje për një vrasje të dyfishtë që ka ndodhur në Elbasan, atë të Gentjan dhe Nezir Beqirit.

Shabani po ashtu ka punuar si DJ në lokalin e fisit Çapja në Elbasan, këta të fundit të skeduar për disa ngjarje të rënda kriminale ndodhur vitet e fundit.

Burime tregojnë se sasia plasëse është vendosur në tualetin e lokalit, dhe më pas shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm, duke shkatërruar xhamat e biznesit.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 19.05.2022, rreth orës 02:30, në fshatin Radhimë,Vlorë, në lokalin e shtetasit Gj. N., të marrë me qira nga shtetasi S. Sh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuare eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shpërthimi me tritol në Radhimë, lokali pothuajse i rrafshuar, ishte marrë pak kohë më parë me qera nga një person nga Elbasani

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re