Shqipëria është një vend i bekuar me bukuritë dhe pasuritë natyrore ndërsa shpesh ka debate për mosshfrytëzimin e duhur të tyre për t’i shndërruar në fitimprurëse por pa ua prishur imazhin dhe vlerat.

Fotot e mëposhtme tregojnë më së mirë se si mund të kthehet natyra në një aset çlodhës dhe zbaitës.

Me perëndimin e diellit në horizont dhe pa dyndjet e njerëzve, peshkatarët në Golem të Kavajës, kanë gjetur kohën e duhur për të hedhur rrjetat e tyre.

Dy persona shihen në një varkë të vogël, ndërsa një tjetër ndodhet në det për ta lehtësuar akoma dhe më shumë këtë proces.

Përveç kësaj tabloje, ajo që bie në sy është sinkronia e krijuar nëpërmjet perëndimit të diellit, detit të kaltër dhe peshkatarëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re