KAVAJË– Perëndim dielli, det dhe një aparat fotografik! Këto kanë qenë të mjaftueshme për të bërë që shumë qytetarë të zbresin në bregdetin e lakmueshëm të Qerretit dhe të shijojnë disa çaste pushimesh.
Në fotot e publikuara nga LSA, shihet siluata e shumë njerëzve që kanë zgjehdur të shijojnë perëndimin e diellit, pikërisht në këtë zonë.
Disa kanë zgjedhur të bëjnë një xhiro me biçikletë e disa të tjerë të vrapojnë, ndërkohë që në sfond i shoqerojnë çadrat e hapura dhe qielli i kuqërremtë.
