Skip to content

Pamje: Mbreti i ri pritet në Londër…si mbret!

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Mbreti Charles III i Britanisë mbërriti në Pallatin Buckingham për herë të parë si mbret, me gruan e tij Camilla në krah.

Ai u përshëndet me brohoritje dhe u dha dorën disa dashamirësve që prisnin jashtë pallatit.

Thirrjet “Rroftë mbreti” bënë jehonë nëpër park dhe grupe njerëzish duartrokitën frenetikisht, raporton BBC.

Charles III do të takohet më vonë sot me kryeministren e sapozgjedhur të Britanisë së Madhe, Liz Truss, e cila ka vetëm rreth 72 orë në këtë detyrë.

“Vdekja e nënës sime të dashur, Madhërisë së saj Mbretëreshës, është një moment pikëllimi më i madh për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime. Ne thellësisht vajtojmë vdekjen e saj. E di që humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, mbretëritë dhe Commonwealth-in, siç do të ndihet nga shumë njerëz në mbarë botën”, tha Charles dje pasi mbretëresha Elisabeth II ndërroi jetë.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë