Festimet vërtet madhështore në Paris për fitoren e Botërorit, patën dhe anën e tyre të erët; një shpërthim gati i pashpjegueshëm huliganizmi më pasojë shumë shkatërrime e dëmtime të pronës private e publike, jo në periferi por në zemër të kryeqytetit mitik francez, shumë pranë dhe Harkut të Triumfit.

Të tilla incidente zakonisht vijnë nga reagime të shtresave vurnerabël, sidozot të komuniteve afrikane pas ndonjë rasti persekutimi shtetëror ndaj tyre, por në rastin e triumfit në Rusi nuk ka patur asnjë arsye racionale për një nerv të tillë dalë jashtë kontrollit.

Në fotot e publikuara ku shfaqen pasojat e shkatërrimeve të natës të së dielës, bie në sy dhe një flamur kombëtar i shqyer, gjë që e bën akoma dhe më të pakuptueshme fabulën e gjithë asaj çfarë ka ndodhur.

Pamja me flamurin e flliqur të zhagitur përtokë, është dhe metafora e dinjitetit të cenuar të një kombi, në një ndër ditë-natën më të bukur të tij, me triumfin në futbollin botëror.           

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re