Me mbarimin e zgjedhjeve mesa duket kanë përfunduar dhe armiqësitë për politikanët shqiptarë, të paktën për Astrit Patozin e Bindjes Demokratike dhe Ministrin Blendi Klosi.

Në fotot e mbërritura në redaksinë e Fax Neës, shihen së bashku në të njëjtën ceremoni Ministri i Ramës dhe ish-demokrati Astrit Patozi, i cili pas largimit nga PD formoi partinë e tij Bindja Demokratike.

Sipas burimeve, arsyeja përse Astrit Patozi dhe Blendi Klosi u bënë bashkë është hapja e resortit luksoz të kreut të Bindjes Demokratike Vlorë, ku i ftuar ka qenë dhe Klosi.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re