Videoja që vjen nga SHBA me një fëmijë që po afrohet duke u mbytur në klasën e tij është e pabesueshme.

Mësuesja Janice Jenkins veproi më me qetësi për të shpëtuar Robertin e vogël, i cili disa sekonda më parë gëlltiti kapakun e një shisheje uji në përpjekje për ta hapur atë.

Incidenti ndodhi në East Orange Community Charter School javën e kaluar dhe video u shfaq në ABC.

Nxënësi 9-vjeçar nuk mundi të hiqte kapakun e shishes me duar dhe kështu u përpoq të përdorte dhëmbët për t’ia dalë.

Mirëpo, kjo nuk ka shkuar aq mirë pasi kapaku i ka përfunduar në fyt.

“Ai po tregonte fytin e tij dhe ishte i frikësuar,” shpjegoi mësuesja Jenkins, duke shtuar: “Ai nuk mund të fliste, kështu që unë thjesht e ktheva dhe bëra metodën Heimlich”.

Për ngjarjen ka folur edhe Roberti i vogël, i cili ka shpjeguar se si kapaku i ka përfunduar në fyt. “Shkova te lavaman dhe u përpoqa ta nxirrja, por nuk munda. Kështu që vrapova te mësuesja Jenkins shumë shpejt”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re