Mijëra shtëpi u përmbytën në rajonin Primorye të Lindjes së Largët Ruse, për shkak të tajfunit Hanun, i cili pasi goditi Japoninë ditë më parë u dobësua drejt gadishullit Korean.

Sipas Ministrisë ruse të Menaxhimit të Emergjencave (EMERCOM), 4368 shtëpi, 7 ndërtesa banimi dhe 5654 parcela toke janë përmbytur, ndërsa 28 vendbanime mbeten të bllokuara.

Qytetet Ushurisk dhe Spask-Dalny, si dhe rajoni Oktyabrsky i rajonit Primorye – qendra administrative e të cilit është Vladivostok – janë goditur më rëndë.

Në një njoftim të ministrisë ruse në platformën Telegram, thuhet se është ngritur një komitet i posaçëm për “koordinimin e veprimeve që synojnë eliminimin e pasojave të përmbytjeve”. Vihet re se një avion dërgoi ndihma humanitare dhe helikopterët Mi-8 transportuan shpëtimtarët në zonat e prekura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re