Mehmet Ali Sakiroglu, 26 vjeç, dhe Mustafa Avci, 34 vjeç, u shpëtuan nga rrënojat e një ndërtese në Antakya, Hatay.

Ekuipazhet po punonin në rrënojat e një spitali privat në zonën e Odabasit. Dy burra u shpëtuan pasi mbetën të bllokuar nën rrënoja për 261 orë.

Ata u dërguan në spital.

Mustafa Avci, i cili ka marrë ndihmën e parë në spitalin lëvizës në Hatay, ka folur në telefon me vëllain e tij me ndihmën e një punonjësi policie. Ai e pyeti vëllain e tij për familjen e tij dhe nëse ata ishin të gjithë të shpëtuar.

Baris Pirebas, kreu i koordinimit të kërkim-shpëtimit në vendin e shpëtimit të fundit, tha se ata dëgjuan një zhurmë nën rrënoja.

“Dëgjuam një zë,” tha Pirebas.

Ai tha se foli me Sakiroglu i cili i tha se ishte i uritur.

“‘Më dhanë ushqim, më zuri gjumi përsëri. U zgjova, isha i uritur dhe ju erdhët’, na tha. Nuk e dimë nëse e tha në gjendje shoku, nëse ishte ëndërr për të ngrënë ose fiksioni i tij”, tha Pirebas. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re