Të paktën 58 persona që merrnin pjesë në një funeral vdiqën kur një anije e mbingarkuar me njerëz u përmbys në kryeqytetin e Republikës Qendrore të Afrikës, Bangui, tha shefi i mbrojtjes civile.

 “Kemi gjetur 58 trupa. Ne nuk e dimë numrin total të njerëzve që ishin në bord”, tha Thomas Djimache për një rrjet lokal radiofonik.

Sipas dëshmitarëve dhe videove në mediat sociale, anija mbante më shumë se 300 persona kur u përmbys në lumin Boko.

Ajo po transportonte njerëz që shkonin në funeralin e një prijësi lokal. Ngjarja ndodhi menjëherë pas nisjes së lundrimit, me ekipet e shpëtimit që mbërritën në vend 40 minuta pas përmbysjes.

Familjet janë ende pranë lumit për të kërkuar të dashurit e tyre që janë ende të zhdukur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re