Skip to content

Pamje nga djegia e “BMW-së” së sekretarit të Enkeleida Hoxhës, si ndodhi ngjarja në mes të Krujës (Video)

Këto janë pamjet nga makina e sekretarit të gjyqtares Enkeleida Hoxha, që u dogj gjatë natës së kaluar.

Siç shihet nga video, mjeti tip “BMW” seria 1 është djegur plotësisht në pjesën e përparme.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Krujës, ku pronar i mjetit është 28-vjeçari Igli Kani, sekretar i gjyqtares Hoxha.

Raportohet se më herët, mjeti është lyer me naftë dhe më pas i është vënë flaka.

Njoftimi i Policisë Krujë

Më datë 18.02.2021, në orën 22:55, në Krujë, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në Krujë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.