Skip to content

Pamje nga Gaza: Kurban Bajrami mes rrënojash

Myslimanët në mbarë botën e pritën me gëzim të madh këtë mëngjes festën e Kurban Bajramit. Por për palestinezët në Gaza, atmosfera aty nuk është aspak festive dhe e gëzueshme, por e kundërta: një tmerr.

Palestinezët e atyshëm e falën namazin e Kurban Bajramit në rrënojat e shtëpive të tyre të mëparshme, të shkatërruara plotësisht nga sulmet izraelite që kanë vazhduar që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Të paktën 37,296 palestinezë janë vrarë në ofensivën e Izraelit në Rripin e Gazës në 8 muaj, tha të shtunën Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar.

Pas faljes së namazit të Bajramit, shumë familje vizituan varrezat lokale, ku prehen më të dashurit e tyre. Në varrezat në Deir al-Balah, mund të shiheshin familje të tëra, fëmijë, si dhe palestinezë të shumtë të plagosur që vinin me karroca.