Vijon të jetë “lajm dite” i një peshkaqeni që shqeu një person në brigjet e Sidneit në Australi.

Ndaj, autoritetet në këtë vendi janë në kërkim të një peshkaqeni të bardhë i cili shqei fatkeqin, sulmin i parë fatal i këtij lloj në Sidnei në 59 vjet.

Autoritetet po përdorin gjithashtu helikopterë dhe drone, raporton BBC.

Shumica e plazheve të qytetit u mbyllën të enjten dhe larësve iu ndalua hyrja në ujë pas sulmit të së mërkurës.

Autoritetet thonë se njeriu u vra nga një peshkaqen i bardhë pranë Little Bay në lindje të Sidneit.

Sulmet e peshkaqenëve në Sidnei janë të pazakonta pasi qyteti ka pasur prej kohësh rrjeta dhe pengesa të tjera në det.

Ambulancat u thirrën në Little Bay Beach pranë periferisë Malabar të mërkurën, ku mbetje njerëzore u gjetën në det, tha policia. Little Bay dhe disa plazhe të tjera aty pranë tani janë të mbyllura për larësit.

Në kohën e sulmit të së mërkurës në orën 16:30, sipas kohës lokale, kishte dhjetëra njerëz që notonin, vozisnin dhe peshkonin në shkëmbinjtë aty pranë, sipas Sky Neës Australia.

“Nje njeri po notonte dhe një peshkaqen erdhi dhe e sulmoi,” tha një dëshmitar për Nine Neës.

Një tjetër vëzhgues që ishte duke peshkuar në atë kohë tha për ABC Neës se notari fillimisht bërtiti dhe më pas kur zbriti poshtë për të parë se çfarë po ndodhte, pa vetëm shkumë dhe trazim në ujë.

“Burri shkoi për të notuar, duke shijuar ditën, por peshkaqeni i mori jetën”, tha ai ende i tronditur.

Pamjet shqetësuese të sulmit janë publikuar në rrjetet sociale.

Njëra prej tyre tregon vetë sulmin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re