POLICIA NE VENDNGJARJE
Një aksident i rëndë është shënuar disa minuta më parë në autostradën Tiranë – Durrës, në afërsi të Sukthit, ku sipas burimeve të ‘Fax News’, në aksident janë përfshirë dy automjete, gjë që ka shkaktuar dhe një trafik kilometrik.
Ambulanca dhe Policia kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, nga ku paraprakisht dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë parakalimi i gabuar dhe lagështira në rrugë.
Ndërkohë, nga ky aksident nuk raportohet për të lënduar, vetëm për dëme materiale.
…
/faxweb
