Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Laç, në zonën e Sanxhakut.

Burime bëjnë me dije se është qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një mjeti në lëvizje.

Paraprakisht dyshohet se personi që ka mbetur i vdekur është një person rreth 55-vjeç, i identifikuar si Pilot Rroli, biznesmen i njohur në zonë.

Burime bëjnë me dije për Fax News se autorët e këtij atentati kanë qenë 2, të cilët kanë qenë duke lëvizur me këmbë në momentin e vrasjes.

Mësohet se makina e viktimës ka ecur dhe për disa metra pas breshërisë së plumbave, dhe ka përplasur dy mjete të tjera.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, por deri më tani nuk kanë rënë në gjurmët e autorit/autorëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:45, në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”. ./Faxweb.al

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re