Skip to content

Pamje nga vendngjarja/ Kush është është shkodrani që i shpërthyen me tritol makinën në oborrin e shtëpisë (Emri)

Një shpërthim i fuqishëm tritoli është dëgjuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Partizani dhe lënda plasëse është vendosur në automjetin e shtetasit Nazmi Bandulla. Makina ishte e parkuar në oborrin e banesës dhe si pasojë e shpërthimit raportohen vetëm dëme materiale.

Budlla rezulton një person me precedentë të mëparshëm penal.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, një numër i madh efektivësh kanë rrethuar zonën dhe po hetojnë për zbardhjen e saj.

/faxweb