Gjashte persona janë plagosur mëngjesin e kësaj të diele pas një aksidenti në aksin Burrel-Milot.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Baz të Burrelit, ndërkohë të plagosuritjane transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Dyshohet se bëhet fjalë për pjesëtarë të një familje nga Dibra, të cilët janë aksidentuar dhe për pasoje janë lënduar mëngjesin e kësaj të diele.

Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes spër sqarimin e plotë tërrethanave të ngjarjes. Dita e sotme karakterizohet nga lagështira si pasojë e reshjeve të shiut cka mund të ketë ndikuar për aksidentin në fjalë.

Njoftimi:

Mat/informacion paraprak

Reth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij,  ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për  ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re