Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët një mjet tip “Fiat” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Myslym Shyri vetëm pak çaste më parë. Zjarrëfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë pa pësuar lëndime. Siç mund të shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Faxëeb.al mjeti është djegur totalisht, ndërkohë që vijojnë hetimet mbi shkaqet e zjarrit që ka rënë në mjet.
/faxweb
