Skip to content

Pamje nga vendngjarja, si u masakrua me thikë roja i serave në Fier, trupi u gjet pranë kabinës ku qëndronte natën

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, në fshatin Mbrostar Ura, ku është gjetur i vrarë me mjet prerës shtetasi Petraq Gjika, 67-vjeç.

Ai punonte si roje në serat e fshatit, ndërkohë që është konstatuar i vrarë në orët e para rë mëngjesit të sotëm.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, trupi i pajetë i Gjikës, është gjetur pranë kabinës ku ai qendronte.

Burime bëjnë me dije se në trupin e tij janë konstatuar disa plagë me thikë, ndërkohë që nuk dihet ende nëse autorët kanë pasur si qëllim vjedhjen e prodhimeve në sera.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qënë i punësuar roje te serat.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

(E.K/Faxweb.al) 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë