Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në lagjen nr.16 të qytetit, ku pas një konflikti që mesa duket e ka gjenezën më herët, iu krye atentat 32-vjeçarit Jetmir Bregu.

Gazetarja e “FaxNews” Klodia Gjuzi bën me dije se viktima Jetmir Bregu, me precedentë të mëparshëm penal, përdorte emrin Ilir Kuçi.

Një makinë e ka ndjekur nga pas për ta goditur me një breshëri prej 32 plumbash pasi zbriti nga makina e tij, duke i lënë plagë të rënda në gjoks, kokë dhe këmbë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital ku vetëm pas pak minutash ndërroi edhe jetë.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar 6 shtetas të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes, ndërkohë që janë ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës

Zgjedhjet e 25 prillit, flet Goxhaj: Të ngrihet një qeveri teknike të përgatisë zgjedhjet e parakohshme

Zgjedhjet e 25 prillit, Goxhaj: Të ketë qeveri teknike që të përgatisë zgjedhjet e parakohshme, PD-ja ka bërë pazar me Ramën për mandatin e 3-të.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re