Vendimi i Prishtinës për të zëvendësuar të gjitha targat serbe si dhe për të diktuar lejekalime për hyrjen në Kosovë në bazë reprociteti, po shkakton tension në veri të Kosovës. Pasditen e sotme sirenat kanë rënë në të gjitha qytetet e veriut të Kosovës ku serbët janë shumicë.
🇽🇰Kosovo Special Forces are currently passing through the center of Pristina in the direction of Mitrovica and the Serbian border pic.twitter.com/WQLXtrArb7
— ТРУХА⚡️English (@TpyxaNews) July 31, 2022
Dy rrugë arteriale që të çojnë në kufirin administrativ me Serbinë u bllokuan nga serbët të cilët vendosën barrikada duke vendosur kamionë të rëndë pingul me rrugën.
Serbët kanë bllokuar rrugët pasi kanë marrë informacione se forcat speciale të Policisë së Kosovës janë nisur drejt kufirit administrativ me Serbinë.
🇽🇰Dozens of Kosovo police vehicles reportedly left Pristina for Mitrovica as part of a new convoy pic.twitter.com/SZXfVkWBBq
— ТРУХА⚡️English (@TpyxaNews) July 31, 2022
Këtë informacion e ka mohuar komandanti i sektorit verior të policisë së qytetit të Mitrovicës, Besim Hoti. Në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, serbët po demonstrojnë në sheshin qendror në të njëjtën kohë në pjesën jugore të qytetit, sipas të dhënave të shtypit, edhe shqiptarët po përgatisin tubime.
Forca të forta policore dhe ushtarë të forcës ndërkombëtare paqeruajtëse KFOR janë vendosur përgjatë lumit Ibër që ndan pjesën veriore dhe jugore të Mitrovicës.
🇽🇰Kosovo pic.twitter.com/uVvHBpiibU
— ТРУХА⚡️English (@TpyxaNews) July 31, 2022
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë mohon të gjitha informacionet e përhapura në internet për hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë. “Për shkak të sasisë së madhe të dezinformatave të shpërndara qëllimisht nga Prishtina dhe informacioneve të shpërndara nga llogari të rreme në rrjetet sociale dhe disa faqe interneti, në të cilat thuhet se ka pasur përleshje mes ushtrisë serbe dhe të ashtuquajturës polici të Kosovës, Ministria e Mbrojtjes njofton: Për momentin ushtria serbe nuk ka kaluar vijën administrative dhe nuk ka hyrë në territorin e Kosovës në asnjë mënyrë”, thuhet në njoftim.
🇽🇰Armored vehicles of the Kosovo special forces in the city of Mitrovica pic.twitter.com/A57VwJtoaS
— ТРУХА⚡️English (@TpyxaNews) July 31, 2022
Vihet re se që nga orët e para të pasdites në rrjetet sociale dhe në faqet e internetit nga Ukraina dhe Rusia po përhapeshin informacione të rreme për përleshje të armatosura mes ushtrisë serbe dhe shqiptarëve në veri të Kosovës, ku pati edhe viktima.