Kryebashkiaku i qytetit të Venecias, një qytet në listën e trashëgimisë botërore, e cilësoi si “idiot” një  turist që u hodh nga maja e një pallati mbi një  kanal të qytetit.

I riu, i cili kishte veshur vetëm bokser, është filmuar duke u hedhur nga maja e një pallati rreth 10 metra të lartë. Pak para se të hidhej, banorët vendas u dëgjuan duke thënë: “Jo!” dhe duke i thënë që të mos rrezikojë. Një britmë dëgjohet gjithashtu pak para se të hidhet në ujë. Pak çaste më vonë ai doli nga kanali dhe shoku i tij i dha një peshqir.

Kujtojmë se disa kanale veneciane kanë mbetur pa ujë gjatë javëve të fundit për shkak të thatësirave që kanë ndodhur aty dhe se i riu ka pasur jashtëzakonisht fat që ka dalë i padëmtuar pasi është hedhur nga uji.

Kërcimi, i cili u postua në rrjetet sociale, u dënua nga kryebashkiaku i Venecias, i cili është indinjuar nga turistët që u zhveshën për të notuar në kanale, duke bërë ski në ujë në mënyrë të paligjshme përgjatë Kanalit të Madh dhe duke u hedhur nga Ura e famshme e Rialtos, shpesh të dehur.

“Duhet t’i jepet një certifikatë marrëzie dhe një numër i mirë goditjesh në bythë!

 Ne po përpiqemi ta identifikojmë dhe ta akuzojmë, së bashku me mikun e tij që filmoi idiotin për mediat sociale”, shkroi kryebashkiaku Luigi Brugnaro në Twitter. /tesheshi.com/ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re