Kryeqyteti i ri i Egjiptit, i cili ende nuk e ka marrë emrin e tij, ka filluar të ndërtohet tetë vjet më parë dhe vlera e punimeve të nisura në vitin 2015 llogaritet në 50 miliardë dollarë.

Pamjet e reja të një kantieri të madh ndërtimi në lindje të Kajros janë publikuar këto ditë.

Emri i përkohshëm është Kryeqyteti i Ri Administrativ dhe është vetëm një nga disa megaprojektet e qeverisë së presidentit Abdel Fattah el-Sisi.

Kryeqyteti i ri, i vendosur 60 kilometra në juglindje të Kajros, po ndërtohet për një popullsi prej gjashtë milionë banorësh dhe është projektuar për të reduktuar bllokimet e trafikut dhe për të zgjidhur problemet e tjera të infrastrukturës të Kajros së mbipopulluar.

Projekti menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes e Egjiptit dhe plani është të konsolidojë dhe zhvendosë selinë e qeverisë në një mjedis më të kontrolluar. Është planifikuar të vendosen 6000 kamera. Një parlament i ri, ministri dhe ndërtesa të tjera qeveritare si dhe ambasada po ndërtohen.

Në kryeqytetin e ri ndodhet tashmë ndërtesa më e lartë në Afrikë (Kulla Ikonike pothuajse 400 metra e lartë), një pallat i madh presidencial, dhjetëra ndërtesa ministrie, një shkollë, një spital, një xhami…

Përfundimi i punimeve është në dukje dhe qeveria egjiptiane është thellësisht në borxhe. Disa njerëz kanë filluar të jetojnë aty, megjithëse shumë banorë të Kajros thonë se nuk mund të përballojnë me të vërtetë të jetojnë në qytetin e ri.

Kryeqyteti i ri administrativ pritet të lidhet me Kajron me një linjë metroje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re