Të paktën katër persona të dyshuar për shkelje të masave të rrepta kineze kundër koronavirusit janë turpëruar publikisht në një qytet në jug të vendit.

Media shtetërore raportoi sot se autoritetet shoqëruantë akuzuarit me kostume të bardha mbrojtëse përpara një turme njerëzish në qytetin Jingxi në Rajonin Autonom Guangxi.

Individët akuzohen se kanë ndihmuar migrantët e paligjshëm të kalojnë kufirin nga Vietnami fqinj.

Që nga fillimi i pandemisë, kufijtë kombëtarë të Kinës janë mbyllur për shkak të frikës nga importimi i rasteve të koronavirusit.

Pamjet e shkurtra që qarkulluan në mediat sociale të martën tregojnë njerëz që mbajnë foton dhe emrin e tyre teksa udhëhiqen nëpër rrugët e zhurmshme nga dy roje sigurie. Parada u mbikëqyr nga dhjetëra policë, disa prej tyre të armatosur.

Në rrjetet sociale kineze, masat drastike të qeverisë po marrin njëfarë inkurajimi.

Njerëz si ata e meritojnë atë. Po sikur ta sjellin virusin në vend?” shkruan një përdorues i platformës online Weibo.

Skenat të kujtojnë poshtërimet publike që ishin të zakonshme gjatë revolucionit kulturor nën Mao Ce Dunin, nga viti 1966 deri në 1976.

Qeveria kineze e ndaloi plotësisht paradën e të paditurve në vitin 2010, por në muajt e fundit kjo praktikë është ringjallur përpara goditjes së koronavirusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re