Skip to content

Pamje, një sipërfaqe e madhe e bregdetit të Shëngjinit ‘nxihet’ nga ndotja e naftës

Screenshot 78

Në bregdetin e Shëngjinit është konstatuar këtë të premte një sasi e madhe ndotjeje, e shkaktuar nga hedhja e një sasie nafte. Ndotja është shtrirë në thuajse 1 km të vijës bregdetare, konstatim ky i ardhur nga banorët të cilët kanë njoftuar për fillimisht për erën e rëndë dhe ‘nxirjen’ e detit.

Screenshot 76

Ende nuk dihet sesi është shkaktuar ndotja, ndërsa në terren kanë zbritur autoritetet për të zbuluar më shumë kundrejt këtij akti të dënueshëm.

Policia kufitare, drejtoria e mjedisit dhe policia e shtetit kanë nisur verifiket për rastin, ndërsa dyshimet janë se një apo dy anije mund të kenë hedhur në det (dje) një sasi nafte në të dalë nga porti.

Screenshot 77