Skip to content

Pamje: një tërmet shkatërrues godet Turqinë dhe Sirinë

potres turska 6febaa 3

Të paktën 76 persona humbën jetën dhe 440 u plagosën nga tërmeti shkatërrues, me magnitudë 7.4 ballë, i cili goditi Turqinë jugore herët në mëngjes.

AA 20230206 30185251 30185250 INFOGRAFIKA SNAZAN ZEMLJOTRES NA JUGU TURKIYE

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në rrethin Pazarchik të Kahramanmaras, pasuar nga 42 pasgoditje, më e forta prej të cilave ishte 6.6 gradë.

Tërmeti është ndjerë në shumë qytete në jug të Turqisë, veçanërisht në provincat Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adijaman, Gaziantep, Sanliurfa, Dijarbakir, Malatya dhe Adana.

potres turska 6febaa 4

Të gjitha shërbimet janë të angazhuara në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ekipet përkatëse nga të gjitha pjesët e Turqisë po mbërrijnë në zonat e prekura nga tërmeti.

Nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, Turqia kërkoi ndihmë ndërkombëtare në fushën e kërkim-shpëtimit.

potres turska 6febaa 1

Sipas raportimeve të mediave, të paktën 42 persona kanë vdekur në Siri, në zonat kufitare me Turqinë.