Një tërmet i fortë është regjistruar në Kinë të shtunën në orën 1:45 me orën lokale.

Qendra e matjes së fuqisë së tërmetit (EMSC) raportoi se tërmeti ishte 6.3 i shkallës Rihter. Epiqendra ishte në provincën veriore të Qinghai dhe në një thellësi prej 10 kilometrash, shkruan Reuters.

Banorët e kryeqytetit të provincës, Xining, thanë se ndjenë një tërmet të fortë në orët e vona të natës. Fillimisht u raportua të ishte një tërmet me magnitudë 6.9, por më vonë u korrigjua në 6.3.

Ende nuk ka të dhëna për viktima, ndërsa ka dëme materiale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re