Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Fier. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin familjarët të cilët kanë dalë menjëherë jashtë. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë pas njoftimit dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re