Stina e vjeshtës në Kukës, sjell një nga transformimet e mrekullueshme të natyrës. Për disa javë bjeshkët, pyjet, luginat dhe kodrinat mbulohen nga gjethe shumëngjyrëshe. E verdha vjeshtore ka filluar të dominojë po të ngjitesh në lartësitë e pyjeve në zonën e Kukësit.

Në këtë stinë edhe bjeshkët e Shishtavecit dhe Novosejit, bëhen  edhe më të bukura, pasi ngjyrat e ngrohta të vjeshtës flakërojnë peizazhin duke u ndërthurur me blunë e  qiellit. Nga e gjelbra, tek ngjyrat e shndritshme e kuqe, portokalli, e verdhë, shikon hapësira të tëra pyjore të veshura me këto ngjyra.

Një arkitekturë e veçantë, pamje piktoreske, mrekulli e natyrës, në çdo anë të këtyre bjeshkëve që nga Pylli i Meshteknave ,Lëndina e Lulebardhave e deri tek  Guri i Mëngjesit. Shishtaveci dhe Novosej, ndodhen 30 km larg Kukësit në kufirin ndarës mes tre shteteve. Kjo zonë zotëron burime të virgjëra natyrore të cilat në këtë stinë si anjëherë më parë jaë të frekuentuara edhe nga shqipojnat.

Në çdo anë të bjeshkeve ka pamje mahnitëse për shkak  edhe të pozicionimit. Bjeshkët e Shishtavecit dhe Novosej janë brenda zonës së mbrojtur “ Korab- Koritnik”, park natyror dhe  janë dy nga pikat më të preferuara dhe të pëlqyera nga vizitorë vendas dhe të huaj. 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re