Skip to content

Pamje prekëse, pushuesit bëhen bashkë për të shpëtuar nga mbytja 9 persona në Shëngjin

 

 

Disa pushues në plazhin e Shëngjinit kanë rrezikuar të mbyten për shkak të dallgëve të forta këtë të enjte.

Por siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, të gjithë pushuesit e tjerë janë bërë bashkë dhe pa humbur kohë janë kapur dorë pas dore e përmes një litari, për të krijuar një zinxhir njerëzor deri tek ata që rrezikuan të mbyteshin.

Ata që rrezikuan të mbyten janë nxjerrë jashtë detit. Shikoni këto pamje të ralla, të përcjella nga JOQ