Pamje të trishta në mes të gëzimit të pamasë të shqiptarëve që presin prej ditësh të udhëtojnë drejt Greqisë.

Të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës prej ditësh, ata janë sfilitur nga lodhja.

Mëngjesin e sotëm ata u hasën me vendimin e papritur të palës greke për të ndërprerë punën pas plotësimit të kuotës ditore, e cila do duhet të hynte në fuqi prej ditës së nesërme.

Pas tre orësh pritje, është njoftuar rihapja e sporteleve deri në orën 22:00.

Kjo ka bërë që shumë qytetarë të vrapojnë drejt tyre për të ikur një orë më parë në anën tjetër të kufirit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re