Pamjet e reja të publikuara nga mediat greke tregojnë momentin kur terroristët vendosin bombën në një bankë, në Petranola.

Ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë dy muaj më parë. Më 25 janar 2024, një eksploziv i improvizuar shpërtheu në një degë banke në Petralona.

Lexo edhe :Related Posts

Në videon e parë shihet autori duke tentuar të thyejë blindat dhe më pas largohet pa e aktivizuar bombën.

Në videon e dytë, gati pesë minuta më vonë, ai i afrohet sërish bankës, fik pajisjen dhe vrapon për të gjetur bashkëpunëtorët e tij.

Në video shihen dy këmbësorë duke ecur drejt degës së bankës dhe sulmuesi u kërkon të largohen pasi bomba është gati të shpërthejë.

Në videon e tretë, autori shihet pak minuta para se të mbërrinte në bankë, duke zbritur nga makina e gruas që e shoqëron dhe duke u futur në makinën e bashkëpunëtorit të tij.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re