Një video është shfaqur në internet që tregon presidentin rus Vladimir Putin duke puthur një kopje të Kuranit gjatë vizitës së tij në Çeçeni këtë javë, ndërsa një ofensivë e fortë ukrainase vazhdon në territorin rus.

Putin takoi gjithashtu udhëheqësin çeçen Ramzan Kadyrov, me të cilin vizitoi një xhami të sapondërtuar në kryeqytetin Grozni, vizita e tij e parë në zonë që nga viti 2011.

Atje, liderit të Kremlinit iu dhurua një kopje e Kuranit të Shenjtë të zbukuruar me ar, përpara se ta puthte para kamerave.

Qëllimi i udhëtimit të paplanifikuar në Çeçeni ishte inkurajimi i vullnetarëve ushtarakë që trajnohen atje përpara se të dërgohen në fushën e betejës ukrainase, pasi Rusia vazhdon të pësojë humbje të mëdha, raportoi britanikja Express.

Duke puthur Kuranin, Vladimir Putin u përpoq të paraqitej si mik i muslimanëve, pra një humanist që respekton Islamin dhe muslimanët.

Në të njëjtën Çeçeni, Vladimir Putin kreu krime të tmerrshme 25 vjet më parë kur urdhëroi ushtrinë e tij të vriste mijëra çeçenë. Grozni, qyteti ku ai sot puth Kuranin, u rrafshua nga Putini.

Përveç kësaj, Putini gjakosi duart në Siri, ku ushtria e tij vrau dhjetëra mijëra muslimanë. Avionët e ushtrisë ruse kanë vrarë mijëra fëmijë sirianë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re