Skip to content

PAMJE/ Sherri i të miturve me thika në Bathore, momenti kur të plagosurit mbërrijnë te Spitali i Traumës

Janë publikuar pamje nga momenti kur të plagosurit pas sherrit me thika në Bathore mbërrijnë te Spitali i Traumës.

Në video shihen disa të rinj të lënduar që transportohen me urgjencë, të shoqëruar nga familjarë dhe policia.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, ku pesë persona u plagosën pas një konflikti mes të miturve. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.