Një banesë 3 katëshe ka marrë flakë në zonën e Institutit në Tiranë.

Në vendngjarje ka një numër të madh banorësh ndërkohë që raportohet për shpërthime tepër të fuqishme. Bëhet me dije se në vendngjarje është vetëm një zjarrfikëse me kapacitet të vogël dhe ende nuk ka ndërhyrë për të shuar flakët.

Drejt vendngjarjes janë nisur mbi 20 forca policie dhe 5 automjete zjarrfikëse për të bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve të mëdha materiale.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re