Disa imazhe të publikuara nga WFL, tregojnë një plazh të tejmbushur me qytetarë në Florida të SHBA-së. Imazhet tregojnë se askush nuk do t’ja dijë për pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi, por qytetarët kanë dalë në plazh dhe po marrin rreze dielli.

Këto imazhe janë regjistruar në të njëjtën ditë, kur Presidenti Donald Trump, u bëri thirrje qytetarëve amerikanë, që të evitojnë turmat me mbi 10 persona.

Koronavirusi ka shkaktuar deri në këto momente, 90 vdekje në SHBA dhe rreth 6500 vdekje në mbarë botën. Por, me sa duket, pavarësisht se situata duket kritike, shumë persona e kanë marrë me shaka këtë virusi, duke  injoruar këshillat e autoriteteve.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re