Një pasagjer në metronë e Belgjikës është vënë në pranga pasi është filmuar duke bërë gjeste të pahijshme dhe të papërgjegjeshme.

Në një video që ka shkaktuar zemërim në rrjet duket një pasagjer që po udhëtonte nëntokë teksa fut një nga duart në gojë dhe më pas po të njëjtën dorë e fshin tek pjesët mbajtëse brenda trenit.

Pas kësaj ngjarjeje shqetësuese, treni është nxjerrë jashtë shërbimit dhe është dezinfektuar. Burri në video, i cili mendohet të jetë i dehur, mund të shihet teksa heq maskën dhe bën veprimet që kanë shkaktuar zemërim mes pasagjerëve.

Që prej nisjes së epidemisë së koronavirusit, janë regjistruar disa raste të tilla të personave që dyshohet të jenë të infektuar dhe janë munduar ta përhapin virusin me qëllim. Numri më i madh i këtyre rasteve ka qenë në Kinë.

Videoja, e filmuar nga një person që ka preferuar të qëndrojë anonim, është publikuar në Tëitter të shtunën dhe prej atëhere është bërë virale. Deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus në Belgjikë është 267, ndërsa për fat të mirë nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re