Skip to content

Pamje: shpërthen vullkani Sakurajima në Japoni

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Vullkani Sakurajima, i vendosur në ishullin japonez të Kyushu, shpërtheu sot, njoftoi Agjencia Meteorologjike Japoneze, duke e ngritur nivelin e alarmit në nivelin 5.

Kryeministri japonez Fumio Kishida ka udhëzuar qeverinë të mbrojë jetën e njerëzve, njoftoi rrjeti japonez i lajmeve NHK.

Autoriteti përkatës rregullator njoftoi se nuk janë vërejtur anomali në funksionimin e termocentralit bërthamor Sendai që nga shpërthimi i vullkanit.

Një zëdhënës i qeverisë u tha gazetarëve se nuk kishte raporte për dëme në zonën e vullkanit.

Gjithsesi, dhjetra njerëzve iu kërkua që të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Pamjet televizive treguan llavë dhe shtëllunga të errëta të hirit që shpërthyen nga Sakurajima në Kagoshima, pak pas orës lokale 20:00.

Vullkani shpesh nxjerr tym dhe hi, dhe është një atraksion i madh turistik.

Shpërthimi nxiti shkrumb të mëdhenj rreth 2.5 kilometra nga krateri, thotë Agjencia Meteorologjike e Japonisë në një deklaratë.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë