Skip to content

Pamje: shpërthime në Abu Dhabi, sërish huthinjtë?

Mbrëmjen e së martës, dy shpërthime të forta tronditën Abu Dhabin.

Teksa jeta ecte normal, u dëgjuan shpërthime në qendër të qytetit.

Një nga shpërthimet u kap nga kamerat në çatinë e hotelit. Supozohet të ishte një raketë ose një dron kamikaz.

Në rrjetet sociale janë shfaqur informacione se pas sulmit qëndrojnë grupet rebele Huthi të Jemenit.

Javët e fundit, ky grupim shiit ka sulmuar me raketa Emiratet, duke e zgjeruar kështu shenjastrat hakmarrëse. Më parë sulmonte vetëm Saudinë.

Emiratet dhe Saudia janë në aleancë kundër tyre në Jemen, në një koalicion ushatarak arab ku bëjnë pjesë dhe amerikanët.