Skip to content

Pamje: siriania Amal mbërriti në New York

“Little Amal”, një kukull e madhe “simbol i refugjatit”, shëtiti në sheshin e famshëm Times Square të New York-ut, si pjesë e fushatës për ndërgjegjësimin e opinionit publik ndërkombëtar për fëmijët refugjatë që janë ndarë nga familjet.

Kukulla 3.6 metra e gjatë Amal, emri i së cilës në arabisht do të thotë “shpresë”, filloi udhëtimin e saj nga kufiri Siri-Turqi në korrik 2021, takoi refugjatët ukrainas në të gjithë Evropën dhe në ditët në vijim do të vizitojë New York-un.

Amal përfaqëson një vajzë 10-vjeçare në kërkim të nënës së saj, e cila e la për një kohë të shkurtër në kërkim të ushqimit dhe nuk u kthye më, shpjegon Peter Avery, drejtor arti i Neë York-ut dhe producent i organizimit “Little Amal Walks New York”.

Interpretuesit e Broadway-t dhe rreth 200 studentë i bënë serenadën Amal për ta qetësuar, ndërsa ajo kalonte sheshin plot zhurmë në metropolin amerikan.

“Të shohësh një vajzë të vogël… refugjate nga Siria duke u mirëpritur si një yll rock në të gjithë botën, është zemërgjerësi,” tha Eric Sirakian, i cili luan në shfaqjen e Broadëay-it “Kites Over the City”.

Amal është një krijim i frymëzuar i Handspring Puppet Company nga Afrika e Jugut. Ajo vjen në jetë falë një kukullisteje, e cila është brenda saj dhe kontrollon shprehjet e saj të fytyrës. Çdo krah i kukullës lëvizet nga kukullues të jashtëm.

Mesazhi i Amalit të vogël për botën është “Mos na harroni!”, ka theksuar Avery. /tesheshi.com/