Edhe pse jemi në kohë pandemie dhe respektimi i higjienës dhe distancimi social kërkohet me ngulm nga autoritetet pamjet që vijnë nga qyteti i Belshit tregojnë të kundërtën. Në mungese të një tregu  agro- ushqimor, tregtarët shesin në tokë, mes pluhurit dhe baltës .

Tregtarët thonë se kanë vite që presin për një treg të mirëfilltë, pasi me të ardhurat që bashkia e Belshit i vjel çdo vit tashmë mund ta kishte ndërtuar një të tillë.

Nga ana tjetër të shqetësuar janë edhe konsumatorët të cilët detyrohen të blejne në këto kushte.

Veç kushteve higjeno- sanitare si tregetarët ashtu edhe konsumatorët rrezikohen edhe nga automjetet pasi vendi ku ata shesin është pak centimetra nga aksi rrugor. Edhe pse Bashkia Belsh ka gati projektin e tregut, punimet nuk kanë nisur ende, ndërkohë që alarmi i pamjeve të mëposhtme, natyrisht që do të vinte në lëvizje të gjitha autoritetet.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re