Rruga duhej ndërtuar me çdo kusht, por pronari i një banese të vogël dhe të vjetër ka refuzuar të bejë kompromis qoftë edhe duke marrë një shpërblim të mirë me të holla. Ka ndodhur në një qytet kinez i cili ndërtoi një urë rreth një shtëpie të vogël pasi pronari ka refuzuar t’ia shesë shtetit për dekada me radhë.

Pamjet e mediave lokale tregojnë pronën e ngatërruar midis urës së ndërtuar së fundmi Haizhuyong në qytetin Guangzhou, provinca Guangdong. Shtëpia ka një kat dhe përbëhet nga një apartament prej 40 metrash katrorë dhe sikur qëndron në një ‘vrimë’ në mes të rrugës me katër korsi. Pronarja, e njohur me mbiemrin Liang, nuk donte të zhvendosej pasi që shteti nuk gjeti një vend ideal si kompensim.

“Unë i di pasojat dhe nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët për mua. Ju mendoni se ky ambient është i keq, por mendoj se është i qetë, çlirues dhe i rehatshëm”, tha ajo. Pronarja thuhet se kërkoi katër apartamente dhe shteti ra dakord t’i jepte vetëm dy. Asaj iu ofrua gjithashtu strehim pranë morgut të qytetit, që është një arsye tjetër pse ajo nuk pranoi të largohej.

Autoritetet pretendojnë se gjithashtu i ofruan para, por që ajo nuk pranoi. Pastaj inxhinierët studiuan projektet përsëri për të bërë një urë që anashkalonte shtëpinë, ndërkohë që shteti do të vazhdojë të negociojë me Liang.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re